Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po e shndërrojnë Tajvanin në një “fuçi baruti”, pas shitjes së fundit të pajisjeve ushtarake në këtë ishull vetëqeverisës në vlerë të përgjithshme prej 440.2 milionë dollarësh.

Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e municionit 30 milimetërsh dhe pajisjeve përkatëse, sikurse edhe pjesëve rezervë për makinat në Tajvan, armë të vogla, sisteme të armëve luftuese dhe pajisje për mbështetje logjistike.

 

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei, u përgjigj duke thënë se “SHBA-ja injoron shqetësimet thelbësore të Kinës, ndërhyn ashpër në çështjet e brendshme të Kinës dhe qëllimshëm përshkallëzon tensionet përgjatë Ngushticës së Tajvanit”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe nuk e përjashton mundësinë që ta marrë kontrollin e tij me forcë.

 

“Kjo është e barabartë me përshpejtimin e transformimit të Tajvanit në një ‘fuçi baruti’ dhe shtyrjen e popullit tajvanez drejt humnerës”, tha ai përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e ministrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Përdorimi i forcës për të kërkuar pavarësi është një përpjekje e destinuar të dështojë, tha ai, duke shtuar se ushtria kineze është gjithmonë e gatshme të mbajë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

 

SHBA-ja ndjek politikën “Një Kinë”, sipas së cilës Uashingtoni nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Tajvanit dhe nuk ka raporte formale diplomatike me ishullin. Megjithatë, ligjet në SHBA kërkojnë që Tajvanit t’i ofrojnë mbrojtje kredibile dhe SHBA-ja i trajton të gjitha kërcënimet ndaj ishullit si çështje “për shqetësime serioze”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kina vazhdimisht dërgon luftanije dhe avionë përgjatë vijës qendrore në Ngushticën e Tajvanit dhe brenda zonës identifikuese mbrojtëse ajrore të Tajvanit, në përpjekje për të frikësuar 23 milionë banorët e ishullit dhe të dobësojë aftësitë ushtarake të ishullit./REL/