Dita e tretë e stërvitjeve ushtarake, Kina “rrethon” me avionë luftarak Tajvanin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dita e tretë e stërvitjeve ushtarake, Kina “rrethon” me avionë luftarak Tajvanin

Kina ka “rrethuar” shtetin e Tajvanit me avionet e saj luftarakë në ditën e tretë të stërvitjeve që sa vijnë dhe i afrohen kufirit. Ndërkohë, Tajvani ka deklaruar se ka zbuluar prezencë të avionëve në lindje të vendit.

 

Të hënën, Tajvani tha se kishte pikasur 70 avionë të tjerë luftarakë dhe 11 anije në ujërat përreth.

 

Advertisement

Një hartë e shtigjeve të fluturimit të lëshuar nga ministria e mbrojtjes e Tajvanit dallohen katër avionë luftarakë J-15 në lindje të ishullit.

 

Tensionet mes dy vendeve u rritën sërish pasi presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen u takua me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA në Kaliforni.

 

Advertisement

Kjo solli rifillim të stërvitjeve ushtarake të Kinës, ndonëse jo në të njëjtën shkallë si në gusht, që pasuan vizitën e Nancy Pelosit në Taipei.

 

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran. Kina e sheh atë si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të vihet nën kontrollin e Pekinit, duke theksuar se do të përdoret forca nëse është e nevojshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy