Bashkimi Evropian nuk duhet të “lëkundet” dhe duhet ta “sqarojë” marrëdhënien strategjike me Pekinin ka thënë kryediplomati kinez, Wang Yi, gjatë një takimi me homologun e tij të unionit, Josep Borell.

 

DIPLOMAT KINEZ

WANG  YI

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“BE-ja duhet  të sqarojë pozicionin e partneritetit strategjik në mes të të dyja palëve dhe të promovojë marrëdhënie Kinë-BE, për të ecur përpara. Nuk duhet të ketë lëkundje, e aq më pak inkurajim të fjalëve dhe veprimeve që na kthejnë mbrapa.”

 

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, ka bërë me dije se planifikon t’i ulë tensionet në lidhje me Kinën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa vende të BE-së shqetësohen për rolin e Kinës dhe nisjen e një lufte tregtare, ndërsa të tjerë besojnë se tani është koha për të vepruar, për të mbrojtur sigurinë ekonomike të bllokut.

 

Nga njëra anë Brukseli kërkon të jetë i kujdesshëm me qasjen ndaj Kinës, duke iu referuar shqetësimeve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe nga ana tjetër kërkon të ruajë lidhjet me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";