“Kina i kërkoi Rusisë në fillim të shkurtit që të mos e pushtojnë Ukrainën përpara fundit të Olimpiadës”.

Ky lajm vjen nga “New York Times” që citon burime nga administrata Biden sipas të cilave, Pekini ishte në dijeni të planeve të Moskës përpara pushtimit që nisi javën e kaluar.

Kina deri në këto momente ka refuzuar të dënojë sulmin e Rusisë në Ukrainë, duke iu bërë thirrje palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe duke akuzuar SHBA-në se po i hedh benzinë zjarrit.

Madje dhe në rezolutën që u miratua në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që dënon invazionin rus, Pekini zyrtar vendosi të abstenonte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";