Kina ka dalë kundër sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, për shkak të hyrjes së trupave ushtarake në Ukrainë që prej 24 shkurtit. Kreu i Komisionit Rregullativ të Bankave dhe Sigurimeve në Kinë, Guo Shuqing ka cilësuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë të njëanshme.

“Sa i përket sanksioneve financiare, ne nuk i miratojmë, dhe në veçanti nuk miratojmë sanksionet që janë vendosur në mënyrë të njëanshme, sepse janë joefektive dhe kanë shumë pak bazë ligjore”, tha ai për RIA Novosti.

Kundërshtimi i Kinës ndaj sanksioneve kundër Moskës u shpreh edhe nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Chunying, e cila tha se Kina ishte kundër çdo sanksioni të njëanshëm anti-rus.

“Ne nuk do të marrim pjesë në sanksione të tilla, përveç kësaj, ne vazhdojmë të mbajmë lidhje normale tregtare, ekonomike dhe financiare me palët e interesuara,” tha ai për RIA Novosti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";