Kina del kundër Perëndimit: Sanksionet që keni vendosur ndaj Rusisë do thellojnë konfliktin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina del kundër Perëndimit: Sanksionet që keni vendosur ndaj Rusisë do thellojnë konfliktin

Ministria e Jashtme kineze ka dalë kundër përdorimit të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Duke iu referuar sanksioneve të fuqive perëndimore përfshirë ekonominë ruse dhe sektorin e saj bankar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze,  Wang Wenbin tha se masat  nuk do të zgjidhin problemet, por do të prodhojnë probleme të reja.

Ai pohoi se sanksionet do të ndërhyjnë në procesin e arritjes së armëpushimit dhe marrëveshjes politike për t’i dhënë fund konfliktit. “Kina nuk e mbështet përdorimin e sanksioneve për të zgjidhur problemin dhe është edhe më shumë kundër sanksioneve të njëanshme që nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare”, tha Wang.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy