Kina ka prezantuar një pasaportë elektronike për qytetarët e saj që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit, e cila do të tregojë statusin e tyre shëndetësor, si dhe rezultatet e fundit të testit COVID.

Pasaporta po shpërndahet në mënyrë që “të nxisë rimëkëmbjen ekonomike botërore dhe të lehtësojë udhëtimin ndërkufitar”, tha të martën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Certifikatat shëndetësore për udhëtimet ndërkombëtare janë në formën e një aplikacioni për smartphone dhe përmbajnë të dhëna shëndetësore të udhëtarëve, të tilla si testet e tyre COVID, PCR dhe për antitrupa, si dhe statusin e vaksinimit.

Aktualisht, aplikimi është i detyrueshëm dhe i rezervuar vetëm për kinezët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar po planifikojnë që të nisin aplikimin e sistemeve të ngjashme.