Gjermania e Franca kundër pasaportës së vaksinimit dhe lëvizjes së qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjermania e Franca kundër pasaportës së vaksinimit dhe lëvizjes së qytetarëve

27 vendet anëtare në bllokun europian gjenden në mesin e një debati të gjerë mbi përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, mbylljen e kufijve si dhe miratimin e certifikatës shëndetësore.

 

Kjo e fundit po kërkohet me ngulm nga Greqia dhe Spanja por nuk mbështetet plotësisht nga Franca dhe Gjermania.

 

Advertisement

Zyrtarët shprehen se kjo do të krijonte detyrim vaksinimi dhe mund të cojë në diskriminim, raporton Vizion Plus.

 

Ndërkohë BE ka paralajmëruar gjashtë shtete rreth kufizimeve të njëanshme të kufirit duke thënë se mbyllja e pjesshme e kufijve nga disa vende anëtare për të frenuar përhapjen e varianteve të virusit është joproporcionale.

 

Advertisement

Ndërkohë, efektiviteti i vaksinës së prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNtech është vërtetuar tashmë edhe në botën reale, në një kohë kur janë vaksinuar më shumë se gjysmë milioni njerëz në grupmosha dhe kushte të ndryshme shëndetësore.

 

Në një studim të udhëhequr nga autoritetet në Izrael dhe nga universiteti i Haruardit, gjithashtu është konfirmuar se kjo vaksinë është shumë efektive në parandalimin e rasteve serioze ose të vdekjes, edhe vetëm pas një doze

 

Advertisement

Ndërsa rregullatorët amerikanë të vaksinave kundër covid 19 kanë deklaruar se edhe produkti i kompanisë  Johnson & Johnson i cili injektohet vetëm në një dozë, ka rezultuar se është i sigurt dhe efektiv.

 

Lajme të mira edhe nga vaksina ruse Sputnik 5, e cila sipas një studimi të prezantuar në the Lancet, tregon efekte të fortë dhe të vazhdueshëm mbrojës në të gjitha grupmoshat e testuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy