PD thirrje qytetarëve: Merrni në dorë lirinë e lëvizjes, masat e jashtëzakonshme të Ramës janë antikushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PD thirrje qytetarëve: Merrni në dorë lirinë e lëvizjes, masat e jashtëzakonshme të Ramës janë antikushtetuese

Bylykbashi-Tabaku

Partia Demokratike ka kërkuar nga qytetarët nëpërmjet Oerd Bylykbashi, që mos të respektojnë më gjëndjen e jashtëzakonshme.

Kjo, pasi sipas Bylykbashit, masat e marra nga kryeministri Rama janë antikushtetuese.

Deklarata e Bylykbashit

Advertisement

Rimerrni te drejtat tuaja! Qe nga e diela sotme e Fiter Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqesise natyrore” dhe masat e jashtezakonshme te Kryeministrit Edi Rama jane ANTIKUSHTETUESE.

Mbajtja e ketyre masave pertej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqesise natyrore me shume se nje muaj pa nje vendim te ri.

Kufizimi i LIRISE SE LEVIZJES se shqiptareve dhe te gjitha lirive te tjera nga Kryeministri Rama, qe nga dita e sotme 24 maj, ‎e ne vazhdim eshte antikushtetues.

Qeveria duhej te kerkonte shtyrje te re 30 ditore me 23 maj, te raportonte ne Parlament per masat e ndermarra nga 24 prilli ‎deri me 23 maj, te deshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 dite te tjera gjendja e fatkeqesise natyrore dhe kufizimi i lirive.

Advertisement

Kjo eshte arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhenia e qeverise dhe jo tekat e Rames ne 22.00 te nates ne Facebook.

Parlamenti ka detyrimin qe t’ju mbroje te drejtat nga qeveria por harrojeni qe ky Parlament si shtupe lecke ne duart e Edi Rames t’ju mbroje.

Statistikat e Covid 19 nuk justifikojne rrembimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.

Qytetare, refuzoni qe “distancimi ‎social” i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundesia e tyre per t’u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje LIRINE TUAJ TE LEVIZJES‎! Rimerrni te drejtat dhe lirite tuaja!

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy