E quajti “Lady Makbeth”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës me Volterin: Unë i di gjërat ku janë Edi! Më bukur të jesh sheksipiriane se vandale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E quajti “Lady Makbeth”, Kryemadhi i përgjigjet Ramës me Volterin: Unë i di gjërat ku janë Edi! Më bukur të jesh sheksipiriane se vandale

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama.

Rama tregoi në Kuvend edhe një moment nga jeta e tij, kur tha se në kohën para COVID-19, disa vite më parë, ka patur një njeri të dashur në spitalin e Massachusetts, ku sot rreshtohen mijëra viktima.

Po ashtu, Rama e quajti Kryemadhin “Lady Makbeth”, gruaja e mbretit Hamlet në një nga veprat e Shekspirit.

“Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore.#MosIdhunoniFëmijët”,-shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

Advertisement

Po ashtu, në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Kryemadhi tha se deklaratat e Ramës në Kuvend, ishin aktrim mediokër.

“Ky që na thotë ne shekspirianë, po ku ka më bukur se të jesh shekspiriane se vandalë. Ti themi atij dhe kujtdo se nuk do të ndalemi për atë që i kanë bërë qytetarëve.

Kulmi arriti me Teatrin, me atë që do të shkatërrojë trashëgiminë tonë kulturore. Brezi i ri s’di aq shumë për teatrin dhe letërsinë. ”

Referuar, etiketimit nga vepra e Volterit, që Rama tha në Kuvend, se Kryemadhi është fiks për personazhet e autorit, kryetarja e LSI-së, solli dy thënie prej tij, që sipas saj simbolizojnë kryeministrin.

Advertisement

“Meqë kishte merak Volterin, Volteri thoshte dy gjëra, është e vështirë ti çlirosh budallenjtë ndaj litarëve që i mbajë lidhur. Edi unë nuk të liroj dot nga varësia për vijat e tua të bardha.

Volteri ka thënë se unë i urrej femrat se ato i dinë gjërat se ku janë. E pra Edi, unë i di gjërat se ku janë. E di se i kujt je peng ti”. -tha Kryemadhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy