Ayse Karatay është një grua turke 116-vjeçare që kaloi koronavirusin. Sipas agjensisë turke të lajmeve DHA, e moshuara u shtrua në spital muajin e kaluar, ku rezultoi pozitive me Covid-19.

Gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët e shtruan në terapi intensive. Por, pas 3 javësh aty, gjendja e saj shëndetësore u përmirësua dhe doli nga spitali.

Djali i saj u shpreh se 116-vjeçarja kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kineze Sinovac.

Ayse Karatay bëhet në këtë mënyrë personi i dytë më i moshuar që i mbijeton koronavirusit. Në vend të parë është një murgeshë franceze, e cila u infektua me Covid-19 në moshën 117 vjeç dhe e kaloi me simptoma shumë të lehta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";