Komandanti i lartë i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi, ka thënë se luftimet në Pokrovsk janë jashtëzakonisht të vështira.

Sipas mediave të huaja, Syrskyi, i cili ka kaluar disa ditë në frontin lindor, tha gjithashtu se Rusia po hidhte gjithçka që mundi në sulmet e saj, duke u përpjekur të depërtonte mbrojtjen e Ukrainës.

“Lufta është jashtëzakonisht e ashpër,” tha ai, duke shtuar se Ukraina duhej të përdorte vazhdimisht metoda jo-ortodokse për të forcuar pozitat e saj.

Kujtojmë se ushtria ruse po mbyllet në Pokrovsk, një qendër logjistike kritike në zonë për mbrojtjen e Ukrainës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rajoni, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej rreth 60,000 banorësh është një nga bastionet kryesore mbrojtëse të Ukrainës.

Kapja e saj do të komprometonte aftësitë mbrojtëse dhe rrugët e furnizimit të Ukrainës dhe do ta afronte Rusinë me qëllimin e saj të deklaruar për të kapur të gjithë rajonin e Donetskut.