Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në front është përkeqësuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në front është përkeqësuar

Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës tha se situata në vijën e frontit është përkeqësuar përballë sulmeve të shumta ruse. Oleksandr Syrskyi tha se forcat ukrainase ishin tërhequr nga pozicionet në rajonin lindor të Donetsk.

Rusia po përpiqet të shfrytëzojë epërsinë e saj në fuqi ushtarake dhe artileri përpara se forcat ukrainase të marrin furnizimet e nevojshme me armë të reja amerikane. SHBA javën e kaluar ranë dakord për një paketë ndihme ushtarake prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Megjithatë, armët e reja amerikane nuk kanë arritur ende në vijën e frontit, ku trupat ukrainase po luftojnë për muaj të tërë me mungesën e municioneve, trupave dhe mbrojtjes ajrore, raporton BBC.

“Situata në front është përkeqësuar”, tha gjenerali Syrskyi në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram të dielën. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy