Kompanitë ajrore kanë thënë të dielën se i kanë bërë përgatitjet për të shmangur përsëritjen e kaosit të shkaktuar në udhëtime, vitin e kaluar.

Megjithatë, ato kanë paralajmëruar se disa fluturime do të mund të anulohen, për shkak të grevave që po organizohen, kohë pas kohe, në disa aeroporte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam besim që do të mund t’ia dalim pikut të këtij sezoni në verë, pa shumë probleme”, ka thënë Willie Walsh, drejtor i përgjithshëm i Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA).

Liderët e kompanive ajrore, që kanë marrë pjesë në takimin vjetor të IATA-s, në Stamboll, i kanë shprehur shqetësimet e tyre për problemet eventuale në fluturimet brenda Evropës, si dhe në SHBA.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Megjithatë, sa kanë mundur, ata i kanë kryer obligimet e tyre, për t’i siguruar të gjitha burimet e nevojshme këtë verë. Besoj së shumica e aeroporteve do të jenë në gjendje të mirë. I kemi marrë mësimet nga vera e kaluar”, ka thënë Walsh për agjencinë e lajmeve Reuters.

Interesimi shumë i madh për fluturime, pas pandemisë së koronavirusit, dhe kombinimi me mungesë të stafit, patën shkaktuar kaos në aeroportet në Evropë dhe Amerikën e Veriut, verën e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rritja e numrit të mospajtimeve në mes të udhëtarëve dhe kompanive, i ka rritur thirrjet për kompensim më të madh të pasagjerëve.

Legjislacioni është duke u rishikuar në Kanada, derisa Qeveria amerikane është duke hartuar rregulla të reja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Bashkimin Evropian, është duke u bërë presion për zbatim më të mirë të rregulloreve, që përcaktojnë kompensim për udhëtarët në rastet e vonesave më shumë se tri orë.

Mirëpo, Walsh ka thënë se janë konsumatorët, ata që do të paguajnë rritjen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sa më shumë që të ketë shpenzime kompania, aq më shumë barra do të reflektohet në bileta. Është ambient shumë i rëndë për të operuar”.

Kompanitë ajrore kanë thënë se interesimi për të udhëtuar këtë verë është shumë i madh, dhe i ka arritur nivelet para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili./REL/