Kush janë 5 kompanitë e famshme botërore me një të kaluar të errët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush janë 5 kompanitë e famshme botërore me një të kaluar të errët

Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona njerëz, dhe dominojnë tregje prej qindra miliarda dollarësh.

Megjithatë, fillimet e tyre nuk kanë qenë dhe aq brilante.

Kjo pasi nisën që të kenë suksesin më të madh duke përfituar nga 2 luftërat e mëdha botërore të shekullit XX.

Shanel

Advertisement

Shanel është një nga markat më prestigjioze, me të përjetshme dhe më të dashura në botë. E themeluar në vitin 1910 në Paris nga Koko Shanel, kjo kompani dhe markë u shndërrua shumë shpejt në markën kryesore luksoze për veshje dhe produktet kozmetike për gratë.

Por imazhi i kësaj kompanisë u njollos në vitin 2014, kur një dokumentar investigativ i ransmetuar nga televizioni shtetëror France3, zbuloi se Koko Shanel ishte një spiune e Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentari provoi se Shanel kishte pasur një marrëdhënie të ngushtë me zyrtarët nazistë që kur Franca u pushtua nga Gjermania në vitin 1940, teksa u rekrutua zyrtarisht si spiune në vitin 1941. Detyrat e saj përfshinin rekrutimin e spiunëve të mundshëm për policinë sekrete naziste, Gestapon, në Spanjë dhe Francë. Ky zbulim tronditi shumë njerëz, dhe shkaktoi për disa kohë një bojkot të produkteve të kompanisë Shanel.

Advertisement

L’Oreal

L’Oreal është kompania më e madhe e produkteve kozmetike në botë, me një volum tregtar mesatar prej 220 miliardë eurosh dhe mbi 88.000 punonjës. E themeluar nga Eugjen Shuller në vitin 1909 në Paris, L’Oreal e nisi aktivitetin si një kompani për prodhimin e bojës së flokëve, e emërtuar sipas formulës së bojërave të Shuller,e quajtur L`Oreale.

Ashtu si Shanel, edhe Shuller ka një të kaluar të errët të bashkëpunimit me nazistët para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitet 1930, Eugjen Shuller ishte anëtar i një shoqërie sekrete fashiste, që vlerësonte shumë Partinë Naziste në Gjermani.

Kur Gjermania naziste pushtoi Francën, biznesi i Shuller filloi ta kishte suksesin edhe me të madh. Grupimi fashist në të cilin bënte pjesë Shueller ishte gjithashtu përgjegjës për vrasje të shumta në një përpjekje për të përmbysur qeverinë franceze që para pushtimit nazist në Francë.

Advertisement

BMW

Kompania BMW, një akronim i Bayerische Motoren Worke, u themelua në vitin 1916, duke krijuar motorë për avionë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. E kaluara e errët e BMW nuk ishte e vështirë të zbulohej, pasi themelimi i saj bazohet në të dyja Luftërat Botërore.

BMW u bë e famshme pas Luftës së Dytë Botërore, pasi kishte ekskluzivitetin e prodhimit t të avionëve të luftës për forcat ajrore gjermane. Në vitin 2016 kompania kërkoi zyrtarisht ndjesë për furnizimin e nazistëve dhe përdorimin e punës së skllevërve, pasi shumë nga avionët e tyre të luftës u prodhuan në kampet e përqendrimi të ngritura në të gjithë Gjermaninë.

Advertisement

Mitsubishi

“Mitsubishi Group” u themelua në vitin 1870 nga japonezi Ivaseki Jataro, dhe është një konglomerat shumëkombëshe që operon në industri të shumta duke përfshirë sektorin financiar, elektronikën, minierat, sigurimet dhe prodhimin e makinave.

“Mitsubishi Group” ishte famëkeq për përfitimet e mëdha gjatë operacioneve imperialiste

Advertisement

të Japonisë në Azi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo kompani gjigante fitoi jo vetëm duke prodhuar dhe shitur armë dhe automjete për ushtrinë japoneze, por përdori edhe punën e skllevërve në prodhimin e tyre. “Mitsubishi Group” u shpërbë në vitin 1945 me kapitullimin e Japonisë. Por shumë shpejt u rigrupua, dhe mbetet ende sot një nga konglomeratet më të mëdha që vepron në Japoni dhe që ka një ndikim në shumë tregje botërore.

IBM

Kompania IBM, një shkurtesë për “International Business Machines Corporation”, u themelua në vitin 1911 nga Çarls Flint si një bashkim i 4 kompanive të veçanta elektronike. Që nga ajo kohë, IBM ka pasur sukses si një nga kompanitë më të spikatura në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement

Gjithsesi, e kaluara më pak e njohur e IBM është se ata shitën byzylykë për të gjurmuar

të burgosurit në kampet e punës për llogari të nazistëve para Luftës së Dytë Botërore. Ky skandal u ri-zbulua në librin e vitit 2001 “IBM dhe Holokausti”me autor Edvin Bllek. Por deri më sot, IBM e kundërshton shumicën e pretendimeve të bëra në këtë libër.(CNA.al)

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy