Miralem Pjaniç-Barcelona është operacioni më në qendër të vëmendjes, në merkaton verore që në pjesën më të madhe të vendeve, këtë vit nuk do të hapet në qershor por prej datës 1 korrik.

Mesfushori i Juventusit kërkohet me ngulm nga katalansasit që duan të rrisin cilësitë në mesfushë për sezonin e ardhshëm.

Traktativat me bardhëzinjtë për momentin kanë ngecur pasi, italianët kërkojnë brazilianin Artur Melo i cili nuk dëshiron të largohet nga Barcelona ndërsa përfshirja vetëm e mbrojtësit Semedo në shkëmbim, nuk mjafton për bardhëzinjtë.

Orët e fundit, raportime vijnë edhe nga Franca, me PSG që ka gati një ofertë për të boshnjakun të transferohet në Paris.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";