minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Barcelona “fundos” Majorkën, Messi vë “vulën” në minutat e fundit - Struga.info


Barcelona “fundos” Majorkën, Messi vë “vulën” në minutat e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Barcelona “fundos” Majorkën, Messi vë “vulën” në minutat e fundit

Kampionati spanjoll është rikthyer edhe pse pandemia Covid 19 ka kufizuar pjesëmarrjen e tifozëve në stadium. Mbrëmjen e sotme Barcelona kishte përballjen e saj me Majorkën në fushën e kësaj të fundit, ku fitorja ishte detyrim.

Takimi nisi vrullshëm për lojtarët e Barcelonës, të cilët shënuan që në minutën e dytë të pjesë së parë, duke treguar supermaci. Në fushë ishte edhe Leonel Messi, që nuk ka shkëlqyer, por edhe ai e la gjurmën e tij në këtë takim me një gol në minutat e fundit të takimit.

Blaugranët e kishin ndeshjen thuajse nën kontroll përmes lojës, çka solli edhe golin e dytë në minutën e 37 të 45 minutave të para, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave, për të hipotekuar fitoren.

Pjesa e dyta ishte më me ritëm për të dy ekipet, por sërish Barcelona kishte për të treguar në këtë sfidë. Në minutën e 80 mendoi Jordi Alba për të trefishuar rezultatin, që u duk se do të mbyllej me këto shifra, por Leonel Messi e ka lënë për në fund “vulën” e tij.

Advertisement

Ai shënoi golin e fundit të takimit dhe katërfishoi rezultatit, duke hipotekuar edhe tre pikat e para të ndeshjeve që kanë filluar të luhen pas gati më shumë se tre muaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy