Partia Konservatore e kryeministrit britanik Rishi Sunak ka pësuar humbje të thellë në zgjedhjet lokale që u mbajtën një ditë më parë në të gjithë vendin.
Kryetari i Partisë Laburiste e cila ka rimarrë kontrollin në këshillat bashkiakë pas shumë vitesh në pjesën më të madhe të vendit, e ka quajtur rezultatin historik.
Laburistët kanë arritur të kryesojnë në rajonet jugore të vendit, e në ato qëndrore, përfshirë Liverpool-in, ndërsa priten ende Londra dhe Manchester.
Nëse këto vota do të përsëriteshin në zgjedhjet e përgjithshme, kjo do të çonte në një nga humbjet më të mëdha të konservatorëve./vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";