Nis procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Turqi, mbi 1 mln të rinj votojnë për herë të parë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Turqi janë hapur kutitë e votimit për zgjedhjet lokale, ku mbi 61 milionë njerëz kanë të drejtë të votojnë në 81 provincat e vendit, raporton Anadolu. Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00 në 32 provinca lindore të vendit. Në provincat e mbetura, qendrat e votimit hapen në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 17:00.

Rreth 1,32 milion të rinj votojnë për herë të parë. Në garë janë kandidatë nga 34 parti politike, ndërsa në mbarë vendin janë vendosur më shumë se 206.000 qendra votimi.

Krahas krerëve të 81 provincave, do të zgjidhen 973 kryetarë të rretheve dhe 390 kryetarë bashkie së bashku me 50.336 muhtarë, si dhe anëtarët e asambleve të përgjithshme provinciale dhe të këshillave bashkiakë.

Partitë politike

Advertisement

Partitë kryesore garuese janë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Partia IYI dhe Partia Demokratike Popullore (DEM).

Të shtunën, fushatat zgjedhore përfunduan dhe heshtja elektorale hyri në fuqi në gjithë vendin përpara zgjedhjeve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy