Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov thotë se që prej aneksimit të Krimesë, situata nuk ka qenë e qetë.

Gjatë një interviste për Euronews Albania, ai tha se Ukraina u detyrua që të nënshkruante marrëveshjen e Minskut edhe pse nuk ishte aspak e dobishme për të.

“Aspekti negativ i marrëveshjes së Minskut për Ukrainën ishte fakti që pas nënshkrimit, Ukraina ishte e detyruar të njihte zyrtarisht liderët e rajoneve separatiste dhe të ndryshonte administrimin e shtetit”, shprehet Omarov.

Sipas konsullit, kushti kryesor i marrëveshjes ishte çtensionimi i sulmeve ushtarake në kufi ndërsa e konsideron njohjen e pavarësisë për dy rajonet në lindje si plan të nisur që para 8 vitesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Situata në këto dy rajone është e tensionuar. Ka veprime nga ana e tyre mbi palën ukrainase, me gjasa të mbështetura nga Federata Ruse. Pala ukrainase po përpiqet të mos i përgjigjet këtyre veprimeve provokuese”, shprehet ai.

Konsulli i nderit i Shqipërisë në Ukrainë thotë se “ajo që ndodhi mbrëmjen e së hënës ishte një mesazh i qartë për të gjithë komunitetin ndërkombëtar”.