Tensionet Rusi-Ukrainë, Kievi në alarm: Lufta mund të nisë në fund të janarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet Rusi-Ukrainë, Kievi në alarm: Lufta mund të nisë në fund të janarit

Ushtritë e të dyja vendeve janë në gatishmëri. Rreth100 mijë trupa qëndrojnë pranë kufirit të Rusisë, dhe thuajse po aq në frontin tjetër, atë të Ukrainës. Lojërat dimërore i ngjajnë një parapërgatitje për luftë. Një e tillë ka shumë gjasa të ndodhë në fund të janarit, të paktën kështu paralajmëron Kievi.

“Inteligjenca jonë analizon të gjitha skenarët, përfshirë edhe më të keqin. Ajo vëren se ekziston mundësia e një përshkallëzimi në shkallë të gjerë nga Rusia. Koha më e mundshme e arritjes së gatishmërinë për një përshkallëzim do të jetë fundi i janarit”, deklaroi ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se Ukraina nuk do të bëjë diçka që të provokojë situatën, por saktësoi se ushtria është e gatshme që të luftojë nëse Rusia lëshon ndonjë sulm.

“Ukraina është e interesuar për zgjidhje të konfliktit me skenarë diplomatikë dhe politikë. Nuk do të ketë provokime ushtarake nga ne. Në të njëjtën kohë, një mënyrë për të qetësuar agresorin nuk konsiderohet e mundur. Nëse nevojitet, Ukraina do të qëllojë pas”.

Advertisement

Ukraina dhe aleatët e tij të NATO-s kanë ngritur alarmin lidhur me lëvizjet e trupave të Rusisë pranë kufirit mes dyja shteteve këtë vit. Kjo ka shtuar frikën se konflikti në lindje të Ukrainës mund të shndërrohet në luftë.

Moska ka hedhur poshtë akuzat dhe akuzon Kievin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sjellje destabilizuese.

Nga ana tjetër, perëndimi paralajmëroi kundërpërgjigje të fuqishme dhe sanksione ekonomike ndaj Rusisë në rast të pushtimit të Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy