Paralajmëron ministri ukrainas: Moska, të përgatitet për një sulm të madh ushtarak në fund të janarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmëron ministri ukrainas: Moska, të përgatitet për një sulm të madh ushtarak në fund të janarit

Rusia ka mobilizuar më shumë se 94,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe mund të përgatitet për një sulm ushtarak në fund të janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot në parlament ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexei Reznikov, duke cituar burime të inteligjencës.

Reznikov vuri në dukje se Ukraina nuk do të bënte asgjë për të provokuar situatën, por ishte e gatshme të luftonte nëse Rusia fillonte një sulm.

Ukraina dhe aleatët e saj të NATO-s kanë dhënë alarmin për lëvizjen e forcave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit, duke ngritur shqetësimet se një konflikt i ndezur në Ukrainën lindore mund të kthehet në një luftë të hapur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy