Vietnami regjistroi viktimën e parë nga koronavirusi. Kjo është një goditje për shtetin, pasi deri dje krenohej sepse nuk kishte asnjë të vdekur me COVID-19, ndonëse në të gjithë botën u bë “kërdia”.

Pacienti që humbi jetën ishte një 70-vjeçar. Vietnami, që ka një popullsi prej rreth 95 milionë banorësh, ka raportuar vetëm 509 raste me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ndryshim nga vendet e tjera, Vietnami veproi para se të ishin konfirmuar rastet e para, duke mbyllur kufijtë shumë herët.

Po ashtu, u vendos karantina e detyrueshme dy-javore për këdo që futej, madje edhe testimi për virusin Koronë. Për këtë qasje, vendi mori lavdërime të shumta.

Krenohej me zero vdekje nga COVID-19/ Shënohet viktima e parë në Vietnam shkruan Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";