Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Giovanni Jennings, 6 vjeç, vdiq nga duart e nënës së tij dhe të dashurit të saj.

Sipas autoriteteve në Oakland, SHBA, ata e gozhduan fëmijën në një mur dhe e qëlluan me një pistoletë.

Elaina Rose Jennings, 25 vjeç dhe Daniel John Giacchina, 32 vjeç, akuzohen për vrasjen e 6-vjeçarit, i cili u gjet pa ndjenja më 30 korrik me plagë në të gjithë trupin.

Nga hetimet rezultoi se djali 6-vjeçar ishte rrahur shpesh nga dy të rriturit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kemi zbuluar se Giacchina e ka rrahur 6-vjeçarin në disa raste. Edhe pse ky abuzim ndonjëherë ndodhte ndërsa nëna e fëmijës ishte larg, ajo ishte e vetëdijshme për këtë dhe e inkurajonte 32-vjeçarin të abuzonte me djalin,” tha avokati i qarkut Oakland.

Madje, 25-vjeçarja dhe 32-vjeçari kishin vendosur një aparat fotografik për të monitoruar “sjelljen e keqe” të 6-vjeçarit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç tha prokurori, 32-vjeçari në një moment e ka gozhduar Giovanni-n në mur nga rrobat dhe i ka dërguar një foto partneres së tij që ata të qeshin me pamjen.

Nga autopsia rezultoi se djali kishte lëndime në kafkë, buzë, brenda gojës, faqe, ballë, shpatulla, gishta, kofshë, gjunjë.

Nëna 25-vjeçare e vogëlushit dhe partneri i saj 32-vjeçar tashmë po përballen me burgim të përjetshëm./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";