E rëndë, nëna hedh në lumin e mbushur me krokodilë djalin 6-vjeçar pas sherrit me burrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë, nëna hedh në lumin e mbushur me krokodilë djalin 6-vjeçar pas sherrit me burrin

Një ngjarje horror ka ndodhur në Indi, ku nëna ka hedhur në lumin e mbushur me krokodilë djalin e saj 6-vjeçar i cili ishte me aftësi të kufizuara.

Sipas asaj që raporton Daily Mail 26-vjeçarja Savitri Kumar nga Uttara Kannada, pas një debati të fortë me babanë e djalit të saj 27-vjeçarin Ravi Kumar, ka kryer aktin e rëndë.

Ka qenë 27-vjeçari i cili i ka kërkuar gruas së tij që të largohej bashkë me djalin e sëmurë, dhe ajo nga inati e ka hedhur fëmijën në lumë.

Edhe pse ngjarja është parë nga fqinjët të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë, fëmija nuk ka mundur të shpëtohet pasi nuk ëhstë gjetur në lumë për shkak të errësirës.

Advertisement

Trupi i 6-vjeçarit ëhstë gjetur një ditë më pas, ku ishte i kafshuar në çdo pjesë nga krokodilët.

Autoritetet urdhëruan kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të 6-vjeçarit. Çifti gjithashtu ka një djalë tjetër dy vjeç dhe thuhet se shpesh grinden për të. Një oficer policie i tha mediave lokale se ishte një vrasje dhe se burri dhe gruaja janë arrestuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy