“Kam hyrë të bëj qef me lopën”, Kristi flet për babain në Ferma VIP: Roberti di ku ta prek shoqërinë shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kam hyrë të bëj qef me lopën”, Kristi flet për babain në Ferma VIP: Roberti di ku ta prek shoqërinë shqiptare

Robert Aliaj Dragoti është hyrja më e re në “Ferma VIP”. Ai është një personazh që ka tërhequr gjithmonë vëmendje dhe ka ngacmuar tema mjaft pikante për shoqërinë shqiptare. Kjo ka bërë që ai të pritet krahëhapur nga publiku.

I ftuar në Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, djali i Robertit, Krist Aliaj u shpreh mjaft optimist për hyrjen e babait, duke e cilësuar si “qershia mbi tortë” e çdo ambjenti ku ai ndodhet.

“Berti di shumë mirë ku ta preki shoqërinë shqiptare. E ka atë eksperiencë. e vetmja nevojë që pash unë te Berti është çlirimi nga personi adult. Shoh një si fëmijë që po rikthehet, në mënyrën si kthehet. Më ka pëlyqr roli i Bertit, kompolet në kontrast me eksperiencën time në reality show. Sepse kam tendencën t’i krahasoj. Berti ka shumë intuitë të lartë. Nuk është objektivi numër një fitorja, hyri që të bëhet sërish fëmijë. Berti është shumë aktiv në bace. Kemi patur pula dhe një serë. Publiku nuk e ka parë kurrë në këtë dimension”, u shpreh Kristi.

Ndërkohë Roberti ka dhënë një intervistë për gazetaren Gjoana Ndoci vetëm pak momente para se t’i bashkohej Fermës.

Advertisement

“Në atë që pash nga Ferma VIP u befasova. Më pëlqen shumë ferma, fshati, miqësia, situata familjare që pash aty. Nuk pash njerëz që kafshojnë njëri tjetrin. Ky ishte iluzioni që krijova. Po hy që të bëj qef me lopët dhe pulat. Nuk jam për garë, jam për të bërë kokrrën e qefit. Do më marrë merr malli për vajzën. Është shumë sensiteve për çështjet e natyrës. Bashkëshortja më tha sillu mirë. Do e mbaj fjalën se kemi një jetë bashkë”, tha Robert Aliaj.vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy