SHBA– Një nënë dhe tre vajzat e saj u vranë në një shtëpi në periferi të Illinois, sipas autoriteteve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, me kohën lokale, mëngjesine së shtunës. Policia gjeti katër trupat e pajetë dhe pranë tyre ndodhej një burrë i cili është arrestuar.

Policia nuk e ka identifikuar të arrestuarin, shkruan ABC News. 

Viktimat u identifikuan si Majeda Kassem, 53 vjeç; Halema Kassem, 25 vjeç; Hanan Kassem, 24 vjeç; dhe Zahia Kassem, 25 vjeç, thanë zyrtarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Katër gratë e pafajshme”, të cilat jetonin të gjitha në shtëpi, u vranë në një akt “të pakuptimtë” të dhunës në familje, tha kryebashkiaku i Tinley Park, Michael Glotz.

“Kjo ka të bëjë me dhunën në familje dhe fuqinë e një personi mbi anëtarët e tjerë të familjes,” shtoi Itedal Shalabi, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv në Arab American Family Services.

Autoritetet kanë gjetur armën e përdorur gjatë krimit, tha policia./vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";