Kroacia e komplikoi ecurinë e vet në këtë Europian duke mos shkuar më shumë se barazimi 1 me 1 kundër Republikës Çeke.

Patrik Schick, ishte sërish vendimtar për çeket pasi I kaloi në avantazh me 11-metersh në pjesën e parë, penallti e cila u shkaktua nga Lovren.

Ndërkohe për kroatet në pjesën e dytë shënoi me një të djathtë të fortë Ivan Perisic.

Tanime Kroacia do të luajë gjithcka për gjithcka në ndeshjen  e fundit kundër Skocisë, ku e ka për detyrim të fitoje në mënyrë që të shkojë katër pikë dhe të shpresoje se kështu do të kapë të paktën vendin t trete.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë ceket kanë që tani 4 pikë, dhe kanë shans të paktën të futen mes skuadrave të treta më të mira.