Kryebashkiaku i qytetit perëndimor ukrainas të Lviv-it, Andriy Sadovyi, i ka bërë një thirrje presidentit amerikan, Joe Biden si edhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të mbyllur menjëherë hapësirën ajrore ukrainase.

“Sot, Rusia bombardoi qendrën ndërkombëtare paqeruajtëse, vetëm 20 kilometra larg kufijve të BE-së dhe NATO-së”, shkruan Sadovyi në Tëitter.

Ai gjithashtu la kërkuar edhe ndihmë ushtarake.

“Lviv sot është një qendër e madhe e refugjatëve të luftës, më shumë se 200,000 njerëz vijnë në Lviv dhe detyra ime është t’i mbështes dhe të bëj maksimumin”, ka thënë ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";