Nga e hëna e javës së ardhshme, Skocia do të heqë pjesën më të madhe të masave për parandalimin e pandemisë së koronavirusit.

Pas një rrënie të ndjeshme në numrat e infektimeve të reja, autoritetet në Skoci kanë vendosur të lejojnë hapjen e klubeve të natës, pub-eve, mbledhjet në çdo ambien të brendshëm si dhe të heqin rregullin e distancimit fizik.

Megjithatë, qytetarëve u këshillohet që të vijojnë të punojnë nga shtëpia si dhe të kryejnë teste sa herë bëhen pjesë e aktiviteteve me shumë persona.

Edhe udhëzimet për të moshuarit që u ndalohej të mos të mblidheshin me më tepër se tre persona do të hiqen, së bashku me sportet që luhen në ambiente të mbyllura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";