“Bjellorusia po lufton me një revolucion paqësor, për një jetë në liri pa Aleksandër Lukashenkon në krye të shtetit”.

Kështu është shprehur liderja e opozitës bjelloruse Svetlana Tishanouskaja, gjatë një debati në Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, të drejtuar nga David Mcallister.

Kundërshtarja e Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale iu bëri thirrje qytetarëve në Bjellorusi, të mos heqin dorë nga demonstratat paqësore për liri dhe zgjedhje të reja.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat masive 2 javët e fundit kundër liderit autoritar Aleksandër Lukashenkos, i cili qëndron në pushtet prej 26 vitesh.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Liderja e opozitës bjelloruse: Vendi po lufton për një jetë në liri, pa Lukashenkon në krye të shtetit shkruan Vizion Plus.