Protestuesit sfidojnë Lukashenkon, mijëra njerëz kërkojnë dorwheqjen e Presidentit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestuesit sfidojnë Lukashenkon, mijëra njerëz kërkojnë dorwheqjen e Presidentit

Mijëra protestues janë mbedhur në kryeqytetin e Bjellorusisë. Duke mbajtur flamuj kuq e të bardhë në duar demokstruesit në sheshin e Pavarësise kane kërkuar dorëhqjen e presidentit Aleksandër Lukashenko.

Tubimi nisi i qetë pasi kërkesen e qartë: “Zgjedhje të reja e të ndershme dhe t’i jepet fund dhunës”.

Sheshi kryesor i Minsk është blinduar me forca të shumta policie, me urdhër të Lukashenkos, i cili ka kërcënuar me shprëndarjen e turmës me dhune.

Megjithatë, polciia nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndaluar tubuesit. Autoritetet kane beret e ditur se do të ndërhyhet në çdo moment për të mbrojtur monumentet dhe përmendoret e Luftës së Dytë Botërore.

Advertisement

Lukashenko ka dërguar në kryeqytet edhe dhjetra kamionë me ushtarakë në zemër të Minskut, hera e parë kjo që pas shpërthimit të protestave pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Pavarësisht protestave masive e të dhunshme, Lukashenko këmbëngul se nuk do të ketë as zgjedhje të reja ndërsa eshte shprehur se Bjellorusia po kërcënohet nga “forcat e huaja”, ndaj ka urdhëruar shtimin e forcave të sigurisë në kufirin përgjatë Bashkimit Europian.

Unioni ka njoftuar vendosjen e sanksioneve për dhunën, shtypjen dhe mashtrimit në zgjedhjet presidenciale.NderkoheRusia ka akuzuar anëtarët e opozitës Bjelloruse që u larguan nga vendi se kërkojnë gjakëderdhje.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i eshte drejtuar edhe Bashkimit Europian, duke thënë se është e pamundur që të provohet se Lukashenko nuk i fitoi zgjedhjet presidenciale edhe pse kishte mungesë të vëzhguesve ndërkombëtare.

Advertisement

Protestuesit sfidojnë Lukashenkon, mijëra njerëz kërkojnë dorwheqjen e Presidentit shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy