Bjellorusi, Lukashenko kërcënon protestuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bjellorusi, Lukashenko kërcënon protestuesit

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko urdhëroi ministrin e tij të mbrojtjes të ndërmarrë “masa të rrepta” per te garantuar integritetin territorial të vendit, pas shpërthimit të protestave masive pas zgjedhjeve.

Lukashenko ka kërcënuar se të gjithë qytetarët që do te dalin ne rruge do të marrin përgjigjen që meritojnë.

Kundërshtarët e Lukashenkos kanë organizuar greva dhe demonstratat më të mëdha në historinë e vendit kundër rizgjedhjes së tij në postin e presidentit.

Opozita ka bërë thirrje për një tjeter tubim të madh në Minsk këtë të Dielë ku sipas parashikimeve mund te marrin pjese shumë se 100 mijë njeerz per te kërkuar dorëheqjen e Lukashenkos. Nga ana tjetër, autoritetet Bjelloruse kane nisur një hetim penal për anëtarët e opozitës të cilët kërkojnë zgjedhje të reja dhe një tranzicion paqësor të pushtetit.

Advertisement

Lukashenko ka hedhur poshtë idenë e perseritjes se zgjedhjeve. Një ditë më parë presidenti u zotua se do ta zgjidhje problemin e protestuesve ndërsa i ka kërcënuar me pushimin nga puna. Mijëra njerëz janë arrestuar dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Autoritetet kanë bllokuar më shumë se 50 faqe interneti të mediave që publikojnë lajme nga protestat masive, dhe ato që kërkojnë dorëheqjen e Lukashenkos. Të Premten u ndalua shtypja e dy gazetave të mëdha të pavarura, me arsyetimin e mosfunksionimit të pajisjeve në shtëpinë botuese.

Bjellorusi, Lukashenko kërcënon protestuesit shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy