Nuk ndalen protestat në Bjellorusi/ Lukashenko: Fuqitë e huaja po ndërhyjnë në vend

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ndalen protestat në Bjellorusi/ Lukashenko: Fuqitë e huaja po ndërhyjnë në vend

Në mesin e protestave që vijojnë për më shumë se një muaj në Bjellorusi, presidenti i zgjedhur për të gjashtën herë, Aleksandër Lukashenka pretendon se fuqitë e huaja po ndërhyjnë në vend. Ai paralajmëroi se Rusia ishte gjithashtu në rrezik dhe homologu rus, Vladimir Putin i ka ofruar ndihmë ushtarake në rast të kërcënimeve të jashtme.

Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë protestat. Demonstruesit kanë rrethuar ndërtesën e qeverisë në Minsk duke kudnërshtuar rezultatin zgjedior në mënyrë paqësore.

Advertisement

Në një gjest shumë të rrallë solidariteti, forcat e sigurisë kanë ulur mburojat dhe janë përqafuar nga demonstruesit.

Mijëra protestues kanë marshuar edhe në qytetin Khabarovsk të Rusisë, vend ky ku protestat po vazhdojnë për më shumë se një muaj. Ata kanë brohoritur “Rroftë Bjellorusia” , duke shprehur mbështetje për demonstratat kundër votimit të diskutueshëm presidencial në Bjellorusi.

Advertisement

Edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë konsideruar se zgjedhjet nuk kanë qenë të lira dhe të drejta.

Nuk ndalen protestat në Bjellorusi/ Lukashenko: Fuqitë e huaja po ndërhyjnë në vend shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy