Edhe mbrëmja e sotme e fazës së grupeve të Uefa Champions League ka dhuruar sfida spektkakolare, emocionuese me plot gola. Në kryendeshjen e kësaj të mërkure mes Liverpool-it dhe Atletico Madrid, “Të kuqtë” fituan 2-0 pa vështirësi ndaj spanjollëve, duke përfituar dhe nga epërsia numerike e lojtarëve, pasi Felipe u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36-të të takimit. Me këtë rezultat, skuadra e Klopp ka prerë biletën për në raundin tjetër. Ndërkohë më herët Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Porton në “San Siro”, çka e bën pothuajse të pamundur kualifikimin më tej të kuqezinjve.

 

Në sfidat e grupit A, Manchester City ka fituar 4-1 ndaj Club Brugge dhe ka marrë kreun e grupit, ndërsa PSG është ndalur në barazim 2-2 në minutat shtesë nga Leipzig, në Gjermani.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë Interi ka fituar dhe takimin e dytë ndaj Sheriff Tiraspor dhe në këtë mënyrë hedhin një hap më shumë drejt raundit tjetër. Zikaltërit fituan 3-1 në transfertë dheu ngjitën në vendin e dytë në grup. Më herët Reali bëri detyrën ndaj Shakhtar pasi triumfoi 2-1.

 

Në sfidat e grupit C, Dortmund u mposht me përmbysje 3-1 nga Ajax dhe i komplikon më shumë punët për raundin tjetër. Ndërsa Sporting u tregua i pamëshirshëm ndaj Besiktas, duke fituar me rezultatin 4-0.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";