United, përmbysje spektakolare ndaj Atalantës! Juve me një “këmbë” në raundin tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
United, përmbysje spektakolare ndaj Atalantës! Juve me një “këmbë” në raundin tjetër

Edhe mbrëmja e sotme e Uefa Champions League dhuroi sfida emocionuese me festival golash.

 

Padyshim ndeshja më spektakolare ishte ajo mes Manchester United dhe Atalantës në Old Trafford. “Djajtë e kuq” bënë një përmbysje të madhe ndaj italianëve, ku në pjesën e parë e panë veten dy herë në disavantazh, por në fraksionin e dytë hynë me një tjetër “fytyrë” në fushë duke kthyer gjithçka në avantazhin e vet. Fitoren 3-2, ia u dha i zakonshmi Cristiano Ronaldo, goli i të cilit mundësoi tre pikë dhe vendin e parë në grup për United. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Villarreal fitoi 4-1 në transfertë me Young Boys.

 

Advertisement

Ndërkohë Juventusi regjistroi fitoren e tretë, në po kaq ndeshje pas triumfit 1-0 me vështirësi ndaj Zenitit në transfertë. Ndërsa rivali kryesor në grup i “Zonjës sëvjetër”, Chelsea fitoi thellësisht 4-0 ndaj Malmoe.

 

Në grupin E, Barcelona arriti të marrë fitoren e parë pas suksesit minimal 1-0 ndaj Dinamo Kiev, ndërsa Bayern nuk u “kurse” ndaj Benficës duke e mposhtur 4-0.

 

Advertisement

Sfidat u transmetuan ekskluzivisht në Tring.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy