Arrestohet kapiteni i Manchester United, grushta jashtë lokalit e ndaj policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet kapiteni i Manchester United, grushta jashtë lokalit e ndaj policisë

Ditët e para të pushimeve nuk kanë shkuar aspak mirë për kapitenin e Manchester United.

Pas eleminimit nga gjysmëfinalet e Uefa Europa League, Harry Maguire është arrestuar nga policia.

Qëndërmbrojtësi kishte shkuar në ishullin e shumëkërkuar Mykonos për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

Mirëpo sipas mediave angleze, mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, harry Maguire është përfshirë në një sherr masiv mes anglezeve me grushta dhe sende te forta, jashtë një bari në Mykonos.

Advertisement

Jo vetëm kaq por Maguire ka reaguar shumë keq edhe ndaj forcave te rendit që mbërritën në vendngjarje duke I kundershtuar ata fizikisht.

Klubi anglez i Manchester United në një reagim për media tha se ndodhet në kontakt të vazhdueshëm me Maguire I cili është duke bashkëpunuar me autoritetet policore greke.

Arrestohet kapiteni i Manchester United, grushta jashtë lokalit e ndaj policisë shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy