Lodhja në rritje e stafit të izoluar prej 10 ditësh në termocentralin bërthamor të Çernobilit nuk është vetëm i vështirë, por mund të përbëjë “rrezik për botën”, tha kryebashkiaku i Slavutych, Yuriy Fomichev, në një intervistë për CNN këtë të shtunë.

Njerëzit janë të lodhur; të rraskapitur, si mendërisht ashtu edhe emocionalisht, por kryesisht fizikisht”, tha Fomichev, duke shtuar se më shumë se 100 njerëz në këtë termocentral janë personel me turne.

“Një strukturë bërthamore e drejtuar prej 100 persona që punojnë pa pushim për 10 ditë me radhë do të thotë se nivelet e tyre të përqendrimit janë shumë të ulëta… gjëja kryesore që ne duam të përcjellim është se është shumë e rrezikshme”, tha Fomichev.

Punonjësit e Çernobilit hanë vetëm një vakt në ditë dhe kanë kohë të kufizuar për të kontaktuar familjet e tyre, tha Fomichev.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Slavutych, qytet në Ukrainën veriore, u ndërtua qëllimisht në vitin 1986 për të strehuar personelin e evakuuar nga termocentrali i Çernobilit, vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë.

Aktualisht ky termocentral është nën pushtimin e forcave ruse.