Tensionet me Rusinë, Ukraina stërvitet për luftë në Çernobil

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tensionet me Rusinë, Ukraina stërvitet për luftë në Çernobil

Përmes pyjeve të Ukrainës Veriore, shfaqet reaktori bërthamor i Çernobilit, një momument i aftësisë së njerëzimit për të lëshuar forca të pakontrollueshme. Papritur qetësia e dukshme e lënë pas nga tragjedia e epokës sovjetike në vitin1986 është thyer.

Forcat ukrainase po zhvillojnë stërvitje ushtarake në atë që mbetet nga zona tashmë e pabanuar. Ata po praktikojnë luftime urbane, por natyrisht që bëhet fjalë gjithashtu për një propagandë lufte. Të gjithë presin që presidenti rus Vladimir Putin të vendosë, edhe pse Kievi ngre pikëpyetje mbi parashikimin amerikan për një pushtim të afërt.

“Kemi të njëjtat fakte por perceptime të ndryshme, ose vlerësime të ndryshme. MelissaBell: Nuk besoni se do të sulmojnë? Shpresoj që Kremlini të mos ketë marrë ende një vendim”, shprehet ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Aleksey Reznykov.

Por Çernobili është vetëm 16 km larg kufirit me Bjellorusinë, ku Moska po zhvillon stërvitje të përbashkët ushtarake. Atje janë pozicionuar rreth 30 mijë trupa luftarake ruse, që sipas NATO-s, janë mirëpritur krahëhapur.

Advertisement

“Në lindje të Çernobilit shtrihet një zonë neutrale mes Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë. Njihet si kalimi i tre motrave, në kujtim të kohës kur të treja shtetet ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Por më shumë se 30 vjet pas shpërbërjes, Bjellorusia është aleate e fortë e Moskës, por Ukraina i druhet një pushtimi”, raporton korrespondentja e CNN Melissa Bell.

Mes mjegullës së acartë, përtej kufirit me Bjellorusinë, mund të shquhet një monument i kohës sovjetike të shteteve motra. Dhe në kafenenë tre motrat në anën ukrainase ka më shumë nostalgji për të kaluarën se shqetësim për luftën.

Masha, një gjyshe 64-vjeçare punon këtu për të plotësuar pensionin prej vetëm 77 dollarësh në muaj.

“A do të shkojë Putin në luftë me civilët? Nuk do ta bëjë. Kam motra dhe vëllezër që jetojnë në Rusi e Bjellorusi. Parlamenti i Kievit duhet të shpërndahet. Nxirrini jashtë deputetet, ata duhet të japin pensione të përshtatshme”, thotë ajo.

Advertisement

Fshati i afërt i Senkivka gjendet vetëm 3 orë larg Kievit, por duket shumë më i shkëputur. Ky burrë nuk na e tregon emrin nga frika se mos e etiketojnë si separatist. Atij i mungon shumë uniteti i së kaluarës dhe nuk i vlerëson vizitat e liderëve të tillë si kryeministri Boris Johnson. Vjen këtu vetëm sa për të nxitur tensionet, na thotë, askush nuk do të dalë i fituar prej kësaj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy