Një situatë aspak e zakonshme ka ndodhur në Lojrat Olimpike që po mbahen në Paris.

Sportisti grek, Stefanos Tsitsipas ka sharë babain e tij dhe e ka përzënë nga stadiumi, kur ai humbet ndeshjen e tenisit përballë kundërsharit japonez.

“Dil nga stadiumi” i tha disa herë sportisti me ton të fortë babait të tij Apostolos Tsitsipas, i cili u largua menjëherë nga tribuna ku ishte ulur.

Por këto veprime të teniserit grek duket se janë të përsëritura. Stefanos Tsitsipas e kishte përzënë edhe më herët babain e tij nga fusha në  US  Open  dhe gjithashtu në  turneun e Vjenës .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe me nënën e tij gjatë gjysëmfinales në Romë, kur nuk duroi të dëgjonte fjalët e saj në rusisht, pasi kundërshtari i tij, Daniil Medvedev, ishte rus dhe e kuptoi se çfarë po i thoshte.

“Mos fol në rusisht. Flisni në greqisht. Mos fol rusisht. Nëna unë shërbej dhe ti flet rusisht. Dilni nga fusha, më mirë mos flisni rusisht. A jeni plotësisht i çmendur?”, i tha ai nënës./vizionplus.tv