Në seancën speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën, e cila është mbledhur në Nju Jork, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres pritet të bëjë thirrje që luftimet atje të ndalen.

 

“Lufta duhet të ndalet tani. Bombardimet me raketa dhe ajrore ruse po godasin qytetet e Ukrainës ditë e natë. Kryeqyteti, Kievi, është i rrethuar dhe nën sulm nga të gjitha anët.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Guterres e përshkruan urdhrin e Putin për të vendosur forcat bërthamore në gatishmëri të lartë, një vendim të paimagjinueshëm dhe pajustifikueshëm.

 

“Asgjë nuk mund të justifikojë përdorimin e armëve bërthamore. Ne përballemi me atë që mund të bëhet lehtësisht kriza më e keqe humanitare dhe e refugjatëve në Evropë në dekada, me numrin e refugjatëve dhe të zhvendosurve të brendshëm që shumëzohen në minutë.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";