“Putin kërkonte fitore të shpejtë”/ Ruci: Kërcënimi me armë bërthamore, për të rritur tensionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Putin kërkonte fitore të shpejtë”/ Ruci: Kërcënimi me armë bërthamore, për të rritur tensionin

Rusia po përballet së fundmi me sanksione të ashpra, duke filluar që nga heqja nga sistemi SWIFT i pagesave ndërkombëtare bankare, e deri te ndalimi i fluturimeve ajrore në Europë.

 

Pedogagu i të Drejtës Ndërkombëtare, Hektor Ruci, në një intervistë të shkurtër në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” për gazetarin Roland Zili, i sheh këto masa si hapin më të rëndësishëm që BE mund të marrë në një situatë të tillë.

 

Advertisement

I pyetur nëse ka hapësira për ndalimin e luftës, Ruci pohoi se ka shase për armëpushim.

 

“Besoj se masat e fundit janë një vazhdim logjik i asaj që ka ndodhur deri tani. Për sa kohë kemi një pushtim rus, dhe për sa kohë format e tjera të ndërhyrjes nuk janë të mundura, i shoh këto sanksione si hapin më të rëndësishëm dhe substancial që Evropa e bashkuar mund të marrë në një situatë të tillë…Unë besoj se fakti që populli i Ukrainës po reziston në ditën e katërt të konfliktit, do të rrisë risqet që ka marrë Rusia dhe Putin në një situatë të tillë. Putin kërkonte një fushatë të shpejtë, fitore të shpejtë. Siç duket, kjo gjë nuk po funksionon, zgjatja do të sjellë detyrimisht mendimin që është mirë që palët të ulen në tryezë. Arsyeja që një gjë e tillë po ndodh, është sepse rusët nuk janë ende në Kiev.”

 

Advertisement

Sa i përket kërcënimit me një luftë bërthamorë që Putin po i bën Perëndimit, pedagogu e cilësoi një lloj presion.

 

“Mendoj që është kërcënim i llojit për të rritur tensionin, duke qenë se po ulen në tryezë bisedimesh, pala që po shkon për të biseduar do të ulet me tërë potencialin e saj. Është një lloj presioni…Për nga lloj i sanksioneve, rezultati i tyre do të jetë i dukshëm për një kohë të gjatë. Çka i duhet Putin është ose një fitore e shpejtë, siç duket është vështirë, ose një marrëveshje e shpejtë, që mund të shitet si fitore brenda Rusisë.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy