Ukraina pritet të marrë gjatë verës avionët F-16,përmes të cilëve kërkon që të balancojë disi forcat në fushëbetejë, muaj pasi Rusia ka marrë iniciativën dhe po sulmon për të gjetur të çara në frontin lindor.

Ministri i Jashtëm ukrainas Kuleba, tha se aleatët janë duke stërvitur pilotët ukrainës dhe gjithçka po shkon sipas planit.

I presim në verë”, tha ai kur u pyet se kur Ukraina do të marrë avionët F-16.

Përballë kësaj, Vladimir Putin kërcënojë me sulm ndaj avionëve “kudo që ata të jenë, brenda apo jashtë territorit ukrainas”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ashtu siç kemi shkatërruar tanket, mjetet e blinduara dhe raketahedhësit, ashtu do të shkatërrojmë edhe avionët F-16 kudo që ata të jenë. Edhe nëse ngrihen nga një vend i tretë, sërish do të jenë një objektiv legjitim për ne”, tha Putin duke nënkuptuar kështu që do të godasin edhe vendet e NATO-s që sherbejnë si baza për nisjen e avionëve ukrainas. /vizionplus.tv