Gjashtë vjeçari Mohammed Naeem al-Najar vdiq sot nga uria në spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës.

Në të njëjtin spital, Leila Juneid, e lindur gjatë luftës në Gaza, u shtrua të mërkurën dhe u vendos në kujdes intensiv për kequshqyerje të rëndë.

“Mund të thuash që mosha e saj nuk përputhet me peshën e saj. Ajo është dy muajshe dhe megjithatë është vetëm dy kilogramë e pak”, tha për Al Jazeera Ahmed al-Ali, një infermiere në spitalin Kamal Adwan.

“Ne jemi mësuar të marrim raste të tilla në numër të madh çdo ditë. Ato shpesh rezultojnë me vdekje”, shtoi ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizatat humanitare, duke përfshirë OKB-në, kanë thënë se Izraeli po pengon aksesin në ndihmë duke mbyllur pikat kufitare dhe duke vendosur kufizime të rënda. /vizionplus.tv