Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Katër fëmijë vdiqën nga uria në spitalin Kamal Adwan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Katër fëmijë vdiqën nga uria në spitalin Kamal Adwan

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë se edhe katër fëmijë kanë vdekur në spitalin Kamal Adwan.

Në njoftim është bërë e ditur se fëmijët kanë vdekur nga dehidratimi dhe uria.

Ministria ka njoftuar se me vdekjen e këtyre katër fëmijëve, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga uria këtë javë, ka shkuar në 10.

Ndërkaq, zyrtarët palestinezë kishin paralajmëruar këtë javë se mijëra persona mund të vdesin nga uria në ditët në vijim nëse ndihma e duhur humanitare nuk arrin të gjitha rajonet e Gazës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy