Presidenti i SHBA-ve,  Joe Biden tha se beson se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po bën  “gabim” në menaxhimin e situatës në Gaza.

“Mendoj se kjo që ai po bën është një gabim. Unë nuk jam dakord me qasjen e tij,” tha Biden në një intervistë, raporton BBC.

Presidenti i SHBA-ve tha ndër të tjera se Gaza duhet të ketë “akses total në ushqime dhe ilaçe” për gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.

Javën e kaluar presidenti amerikan paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën varet nga Izraelie, nese do të lejojë që në Gaza të dërgohet ndihma humanitare ose jo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por Izraeli ka mohuar se ka penguar hyrjen e ndihmave ose shpërndarjen e ndihmave humaniare brenda Gazës dhe ka akuzuar agjencitë e OKB-së  kanë dështuar për të marrë ndihmën që u lejohet njerëzve që kanë nevojë./vizionplus.tv/