Lufta në Gaza, Biden dhe Netanyahu pritet të flasin sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Gaza, Biden dhe Netanyahu pritet të flasin sot

Presidenti i SHBA Joe Biden do të flasë sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, thanë dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo do të jetë biseda e tyre e parë që kur Biden tha se përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj Gazës ishte “e tepruar”.

Biden, i cili është në shtëpinë e tij në Wilmington, Delaware, për fundjavë, është planifikuar të flasë me Netanyahun këtë mëngjes (me orën lokale), tha zyrtari.

Duke folur në “Fox News Sunday” më herët sot, Netanyahu tha se nuk kishte folur me Biden pas komentit të presidentit amerikan të enjten për një përgjigje “të tepruar” ushtarake ndaj Gazës dhe se ai nuk e dinte se çfarë donte të thoshte lideri amerikan me këtë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy