Grupi militant ISIS reagoi për herë të parë për luftën në Ukrainë duke e cilësuar atë një “ndëshkim hyjnor” për Perëndimin dhe shpreson që ajo të shkatërrojë armiqtë e Islamit.

Grupi terrorist e etiketoi pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj si përballje të kryqtarëve me njëri-tjetrin, në një artikull të publikuar në buletinin e tij al-Naba.

Xhihadistët shprehen se myslimanët nuk duhet të marrin anë në këtë luftë dhe parashikojnë se ajo të ketë pasoja të mëdha pavarësisht nga rezultati.

“Ajo që po ndodh sot, lufta e drejtpërdrejtë e përgjakshme midis kryqtarëve ortodoksë të Rusisë dhe Ukrainës është vetëm një shembull i ndëshkimit të Zotit për ta, siç përshkruhet në Kuran. Pushtimi nuk është i habitshëm për shkak të konkurrencës në rritje midis Amerikës dhe Rusisë për të kontrolluar vendet e Evropës Lindore”, shkruhet mes të tjerash në artikullin e Al-Naba.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";