“Thika fluturuese” që i ‘pret’ armiqtë dhe nuk shpërthen. Si SHBA goditën ISIS-K në Kabul

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Thika fluturuese” që i ‘pret’ armiqtë dhe nuk shpërthen. Si SHBA goditën ISIS-K në Kabul

Raketa që “pret” dhe nuk shpërthen. Ata e quajnë ‘Ninja’ ose “thika fluturuese”, edhe nëse akronimi i tij është një “Hellfire R9X”.

Kjo do të ishte arma e qëlluar nga një dron për të vrarë dy terroristë të Shtetit Islamik në zonën e Xhalalabadit, Afganistan pak orë pas atentatin në Kabul, ku u vranë mbi 200 persona, 13 nga të cilët ushtarë amerikanë.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Wall Street Journal”, që citon qarqe ushtarake. Tre militantë të fraksionit ishin në bordin e një automjeti të vogël kur u goditën nga sulmi ajror.

Advertisement

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej tyre ishte një planifikues sulmi dhe ata u identifikuan pas punës së shërbimeve inteligjente amerikane.

Në rindërtimin e sulmit, zëdhënësi specifikoi se nuk kishte pasoja për civilët. R9X u konceptua pikërisht për të zvogëluar “dëmin kolateral” në sulmet antiterroriste.

E prezantuar në vitin 2011, arma është përdorur në Jemen, Siri dhe zona të tjerë konfliktuale në botë. Nuk ka kokë rakete, por është e pajisur me një seri “tehësh” që hapen, duke lehtësuar së pari shpimin e tavanit të një automjeti, pastaj duke i copëtuar ata që nddodhen në bord.

Forcat Ajrore amerikane janë mbështetur te kjo armë e teknologjisë së re, zakonisht të tërhequr nga një Reaper, për misione të shumta në territorin sirian.  Në ato raste, udhëheqësit e Al Kaedës dhe guerilët e lidhur me grupet ekstremiste, ishin në shënjestër.

Advertisement

Kishte shumë imazhe të atyre operacioneve: ndonjëherë ato tregonin makina me një vrimë të madhe në një pikë të kufizuar, me pjesën tjetër të makinës pothuajse të paprekur.

Të shohim në orët e ardhshme nëse Uashingtoni zyrtar do të konfirmojë rindërtimin e bërë nga gazeta prestigjioze amerikane dhe përdorimin e pajisjes speciale të përdorur ndaj ISIS-Khorasan./ SI

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy