Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për të vijuar luftën në Ukrainë.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, i tha CNN se mbështetja e Kinës për Rusinë është një shqetësim serioz.

“Ne po vëzhgojmë nga afër për të parë shkallën në të cilën Kina ofron mbështetje për Rusinë. Është një shqetësim, ne i kemi komunikuar Pekinit se nuk do të lejojmë asnjë vend të kompensojë Rusinë për humbjet e saj nga sanksionet ekonomike”, tha Sullivan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sullivan tha se SHBA ia ka bërë të qartë Pekinit se do të ketë pasoja për përpjekjet për t’i dhënë Kremlinit një zgjidhje për sanksionet e SHBA.

Ne nuk do të lejojmë që Rusia të ketë një rrugë shpëtimi nga këto sanksione ekonomike nga çdo vend kudo në botë,” tha ai.

Sullivan do të takohet me homologun e tij kinez Yang Jiechi në Romë të hënën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";